~ aLbanian c0de ~
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protestues iranianë vriten në protesta

Shko poshtë

Protestues iranianë vriten në protesta Empty Protestues iranianë vriten në protesta

Mesazh nga system K1LL3r Thu Dec 31, 2009 7:55 am

Protestues iranianë vriten në protesta 28u1zcz
Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ka patur përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve të opozitës që janë mbledhur në qendër të qytetit.

Njoftohet se të paktën katër protestues janë vrarë, mes tyre dhe nipi i jërit prej udhëheqësve të opozitës, Mir. Hussein Musawi.

Njoftohet se Seyed Ali Mousavi u vra gjatë protestave në sheshin Enghelab në qytet.

Autoritetet nuk e kanë pranuar se ka patur viktima në mesin e protestuesve.

Partitë iranianë të opozitës kishin bërë thirrje për të protestuar në mbarë vendin për të shënuar Ashurën, një prej ditëve më të rënëdishme në kalendarin fetar të shiitëve myslimanë.

Fillimisht forcat e sigurisë në Teheran përdorën gazin lotsjellës dhe bllokuan disa rrugë për të mos i lejuar njerëzit që t'i bashkohen protestës.

Të shtëna

Korrespondentët thonë se Ashura është një ditë kuptimplotë për shiitët: ditë në të cilën nderohet beteja kundër shtypjes.

Në këtë ditë, iranianët tradicionalisht dalin nëpër rrugë në mënyrë masive për të marrë pjesë në ceremonitë e ndryshme që zhvillohen në vend.

Policia dhe pjesëtarët e forcave të rendit ishin dukshëm të pranishëm në rrugët e Teheranit të dielën dhe nisën të shpërndajnë protestat që nga fillimi.

Ata përdorën gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për t'i shpërndarë protestuesit. U dëgjuan dhe të shtëna.

Ndërrim taktike

Fillimisht dukej se ato ishin në ajër, por njoftohet se të paktën katër protestues janë vrarë.

Një gjë e tillë do të përbënte një ndryshim të madh të taktikës që kanë ndjekur forcat e rendit.

Dëshmitarët flasin për skena kaotike në kryeqytet.

Disa prej tyre thonë se policia humbi kontrollin dhe nisi të qëllojë mbi turmat.

Autoritetet megjithatë nuk e pranojnë se ka patur viktima.
system K1LL3r
system K1LL3r
Admininstrator
Admininstrator

Male Scorpio Numri i postimeve : 97
Piket : 269
Thanks : 0
Ditëlindje : 30/12/2009
Mosha : 30
Hobi : Hacking-Cracking

https://foorumi2010.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi