Pacolli: Koalicioni PDK-LDK nuk do të mbijetojë

Lideri
i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se koalicioni
qeverisës nuk ka jetë të gjatë – respektivisht se nuk do të mund të
mbijetojë gjatë vitit të ardhshëm.Në një intervistë për
numrin festiv të gazetës Lajm, Pacolli ka thënë se përplasjet ndërmjet
partnerëve “nuk të lënë të mendosh për një ekzekutiv të suksesshëm, i
cili mund ta mbijetojë edhe këtë vit”.
Duke folur për punën e institucioneve qeveritare gjatë vitit 2009,
Pacolli ka thënë se përgjigje elokuente ndaj kësaj pyetjeje e jep
Raporti i fundit i Progresit të Bashkimit Evropian.
Gjërat negative që kanë shoqëruar ekzekutivin në vitit që po e lëmë
pas, sipas Pacollit, janë paaftësia e Qeverisë për të organizuar
zgjedhje të lira dhe të ndershme, shtimi i presionit mbi mediat dhe
përpjekja për kontrollin e tyre, ndërsa ka kritikuar edhe mungesën e
investimeve në Kosovë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|